Mesfushori Ethemi: Prita momentin tim, falenderoj stafin për besimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 16:39

Mesfushori Ethemi: Prita momentin tim, falenderoj stafin për besimin

Valon Ethemi ka qenë një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen e djeshme ndaj Teutës, duke arritur të shënojë edhe një gol, në një aksion personal. Mesfushori tetovar, që fillimisht është bërë pjesë e futbollit shqiptar me skuadrën e Mamurrasit, ka fituar besimin e trajnerit Milinkoviç.

ethem

Në një prononcim për “Panorama Sport”, pas ndeshjes së djeshme, ai është shprehur: “Jam shumë i kënaqur, në radhë të parë për fitoren e ekipit, pastaj për golin që shënova. Për mua nuk ka rëndësi goli sesa ndihma dhe shërbimi që kryej ndaj ekipit.”

ethemi

“Falënderoj stafin teknik dhe drejtuesit e ekipit për shansin që më kanë dhënë, premtoj se do punoj më fort dhe do jem në shërbim të trajnerit dhe skuadrës kurdo dhe kudo që ata të më duan. Më vjen mirë që jam përshtatur me skuadrën dhe i falënderoj edhe shokët e skuadrës që më kanë mbështetur si lojtar të ri në moshë dhe si prurje e re në ekip”, ka përfunduar Ethemi, i cili në të ardhmen do të kërkojë më shumë minuta. Një sezon më parë me skuadrën e Mamurrasit në Kategorinë e Parë, Ethemi ka arritur të shënojë pesë gola.

S. SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"