Mesfushori del në stërvitje, Elbasani bind edhe ish-lojtarin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2019 | 18:13

Mesfushori del në stërvitje, Elbasani bind edhe ish-lojtarin e Tiranës

Renato Hyshmeri ka dalë në stërvitje me Elbasanin dhe me shumë gjasa do të jetë përforcimi më i ri në këtë merkato vere.

Hyshmeiri

“Panorama Sport” zbuloi disa ditë më parë se klubi kishte nisur bisedimet me mesfushorin dhe po tentonte që ta bindte për të vijuar bashkëpunimin për sezonin 2019-2020. Dhe mesa duket ia ka dalë, pasi është arritur një marrëveshje paraprake dhe zyrtarizimi është thjesht një procedurë.

Nuk mund të flitet ende për firmosje, sepse në Elbasan nuk kanë filluar ende me kontrata, por e rëndësishme është që palët kanë rënë dakord. 30- vjeçari ka një eksperiencë jo të vogël mbi supe, duke luajtur me ekipet elitare në kampionatin shqiptar edhe pas aventurës së tij në Kosovë. Përvoja e tij pritet të jetë e vlefshme për verdheblutë, në një kohë kur dihet që është “zaptuar” nga të rinjtë. Deri në këto momente, në kampin elbasanas mungonin afrimet e lojtarëve cilësorë dhe me kontribut në futbollin shqiptar, por pritet që pas Hyshmerit të afrohen të tjerë futbollistë. Më parë klubi ka zyrtarizuar një brazilian, ndërkohë që para disa ditësh u rikthye edhe sulmuesi Nuri.

MIQËSORJA – Elbasani do të vijojë me serinë e miqësoreve gjatë kësaj periudhe, teksa ditën e sotme ka programuar një përballje me ekipin e Pogradecit. Verdheblutë kanë preferuar ta rrisin pak nivelin e skuadrave me të cilat do të përballen, pasi deri më tani kishin sfiduar Shkumbinin dhe Sopotin.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"