Mesfushori bllokon merkaton e Milanit, zgjidhja mund të vijë nga Barça. Zbulohet plani i Maldinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 15:29

Mesfushori bllokon merkaton e Milanit, zgjidhja mund të vijë nga Barça. Zbulohet plani i Maldinit

Merkatoja e Milanit vërtitet rreth Lukas Pa ketasë e për momentin duket e bllokuar. Braziliani nuk është në planet e trajnerit Pioli që ka dhënë miratimin për shitjen e tij.

paketa

Deri më tani interesi për mesfushorin ka qenë i vakët dhe kryesisht i fokusuar te forma fizike. “Djalli” pret të arkëtojë të paktën 23 milionë euro për të mos pasur bilanc, teksa Fiorentina, që dukej si destinacioni më i mundshëm, thuhet se ka hequr dorë pas afrimeve te Bonaventurës dhe Borha Valeros.

Zgjidhja mund të kalojë nga Barcelona e cila nëse blen Depajin, do të derdhte në arkat e Lionit paratë e nevojshme që francezët të blejnë Paketanë, një lojtar shumë të pëlqyer nga trajneri Rudi Garsia.

Edhe Sevija e Valencia kanë bërë sondazhet e tyre, por lionezët janë më ta avantazhuar në raportet me Milanin pas transferimeve në Itali të Kalulusë dhe Tatarushanut. Para të freskëta në xhepat e “Djallit” mund të vijnë edhe nga shitja e Rade Kruniçit, por për të lejuar boshnjakun klubi preferon të presë që ekipi të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

FBL-ITA-SERIEA-AC MILAN-JUVENTUS-HEALTH-VIRUS

INVESTIME – Kuqezinjtë kërkojnë një qendërmbrojtës dhe një mesfushor. Nikola Milenkoviç dhe Tiemue Bakajoko janë të preferuarit, por për dyshen nevojiten të paktën 60 milionë euro, një shumë të cilën Maldini nuk e ka.

Me shitjen e Paketasë, Kruniçit dhe njërit mes Kalabrias e Kontit, “Djalli” do të kishte mjetet e nevojshme financiare për të mbyllur në mënyrë dinjitoze merkaton e kësaj vere e për të rritur entuziazmin për sezonin e ri brenda ekipit, por edhe mes tifozërisë. Sidoqoftë, çështja “Paketa” duket se po mban peng strategjitë kuqezi në merkato.

Pa 23 milionë eurot nga shitja e brazilianit do të jetë tejet e vështirë që të hidhen hapa të tjerë të rëndësishëm. Planet rezervë nuk i mungojnë Paolo Maldinit, por deri më 6 tetor do të ketë kohë të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë mund t’i përmirësojë organikës

REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"