Mesfushorët e Kombëtares Shpresa: Kush luan e vendos trajneri, ndaj Francës bëmë gabime amatore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2017 | 18:07

Mesfushorët e Kombëtares Shpresa: Kush luan e vendos trajneri, ndaj Francës bëmë gabime amatore

Tre mesfushorët e Kombëtares Shpresa kanë dalë në një konferencë për mediat mbrëmjen e djeshme pas humbjes në testin miqësorë ndaj Francës me rezultatin 0-3.

shpresat france

Bare, Çekiçi dhe Zeka kanë analizuar sfidën e djeshme, duke shpresuar që gabimet e bëra në këtë takim miqësor të evitohen në ndeshjen e 12 qershorit ndaj Estonisë e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Europian për U-21.

Keidi Bare:

“Me punë do të arrijmë diçka shumë të mirë, besoj se do të njihemi sa më mirë me njëri tjetrin. Bëmë faulle amatore dhe na ndëshkuan me gol sepse ata ishin më shtatlartë se ne.

Bare

Gabime bëjnë të gjithë por shpresoj që në ndeshjen me Estoninë ti evitojmë këtë gabime dhe të ecim sa më mirë.

Për deri sa jam pjesë e Kombëtares U-21, do të bëj çmos për të arritur sa më lart me këtë Kombëtaren. Kombëtarja A vjen avash-avash.”

Endri Çekiçi:

“Unë do të jap maksimumin që të kthehem për ndeshjen me Estoninë. Për shumë nga lojtarët ishte hera e parë që vinin në grumbullim, trajneri vendos kush luan, ne na mbetet të japim maksimumin në fushë.

Çekici

Sot hymë në fushë 100 % të motivuar pavarësisht se për faj të disa gabimeve të vogla pësuam një gol nga faulli, gjë të cilën gjatë gjithë javës e punuam që të mos e pësonim. Për ndeshjen kualifikuese ndaj Estonisë na mbetet të japim akoma më shumë se ndaj Francës për të arritur fitoren.”

Agim Zeka:

“ Ishte ndjenjë e mirë, pasi ishte hera e parë që luaja me Shpresat e Kombëtares. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës dhe ta fitojmë.

Zeka

E shoh konkurrencën te Shpresat, i shoh lojtarët që janë të gjithë të talentuar dhe besoj që do ta arrijmë ta kalojmë këtë që kemi përpara në 12 qershor. Do kemi sukses.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"