Mesfushë e ngjeshur, pritet “tredhëmbësh”. Ja formacioni i mundshëm i Kukësit ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 16:09

Mesfushë e ngjeshur, pritet “tredhëmbësh”. Ja formacioni i mundshëm i Kukësit ndaj Partizanit

Trajneri Mirel Josa ka provuar skema të ndryshme gjatë ditëve të fundit për formacionin anti-Partizani. Kukësi pritet të ndryshojë rreshtim ndaj të kuqve, duke forcuar së pari mesfushën dhe besuar te treshja Lieria-Ibraimi-Eze në sulm.

Kukesi stervitje

Në ndryshim nga ndeshja kundër Tiranës, ku Josa la në stol Vesel Limajn dhe aktivizoi nga minuta e parë Albin Gashin, gjasat janë që këtë herë kundër të kuqve të kthejë mesfushorin e qendrës nga minuta e parë. Bashkë me Demirin dhe Taipin, pritet që Limaj të formojë treshen e mesfushës.

Kukësi do të ketë një mungesë të sigurt të dielën për shkak kartonësh, pikërisht qendërmbrojtësin Bruno Lulaj. Më afër formacionit është Bytyçi, por kandidat potencial për të zëvendësuar Lulajn është edhe Hetemaj. Gjithsesi, Josa ka edhe dy ditë kohë për të fiksuar titullarët, teksa trajneri do t’i përshtatet edhe rreshtimit të kundërshtarit.

FORMSCIONI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"