Mesfusha, gjetja e madhe e Tiranës së sivjetshme/ Si kanë ndryshuar bardheblutë e Shehit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2022 | 20:41

Mesfusha, gjetja e madhe e Tiranës së sivjetshme/ Si kanë ndryshuar bardheblutë e Shehit

Tirana ka shkëlqyer këto gjashtë javë të para e meritë është edhe e repartit të mesfushës. Një gjetje e Orges Shehit. Me një triadë të re, bardheblutë ia kanë ditur t’i marrin dorën kundërshtarëve në rezultate dhe në lojë. Mjafton që të llogarisësh që tani, Orges Shehi ka luksin që të lërë në stolin e rezervave Vesel Limajn. Tani që flasim, Tirana luan në mesfushë me treshen Kallaku-Aleksi dhe Deliu.

Kallaku Deliu

Të tre janë për herë të parë te Tirana dhe kanë bërë shumë mirë në këto javë kampionat. Një treshe që është kompaktësuar dhe kjo u pa edhe në derbin me Partizanin. Lojtarët kanë klas dhe më pak forcë se skuadra e vjetshme.

Tirana vjet

Sezonin e shkuar në atë pozicion luanin Totre, Limaj dhe Toli, tre lojtarë shumë të mirë që ishin çelësi i fitoreve të bardhebluve, por kishin më shumë forcë dhe agresivitet. Në peshë specifike krahasimet janë të kota. Fakt është që bardheblutë edhe këtë sezon mesfushën e kanë model dhe shumë të fortë. Në fund të sezonit do ta shohim se do ta mundin treshen e vjetshme që solli titullin kampion.

tirana sivjet

IRONI E FATIT – Çudia më e madhe është se ish-lojtarët e Tiranës, që ishin mesfusha e bardhebluve, këtë javë nuk kanë luajtur si titullarë ose fare dhe ekipi i tyre ka fituar ndeshjen e parë në kampionat.

Ironi e fatit sepse Vorskla Poltava mori Tolin, Totren dhe Seferin. Në katër ndeshjet e para që kanë luajtur lojtarët shqiptarë, në shumë prej rasteve duke e nisur nga minuta e parë. Në takimin e fundit ndaj Inhulets në transfertë, trajneri zgjodhi që t’i ulte të tre futbollistët në stol dhe kështu u kthye te fitorja në shifrat 0-1, ndërsa Seferi e Toli u aktivizuan në pjesën e dytë e Totre qëndroi në stol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"