MESAZHI/ U diagnostikua me koronavirus, futbollisti shqiptar jep lajmin e mirë për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 19:49

MESAZHI/ U diagnostikua me koronavirus, futbollisti shqiptar jep lajmin e mirë për të gjithë

Futbollisti shqiptar Valdrin Mustafa, i cili u konfirmua si lojtari i parë shqiptar i infektuar me koronavirus, rrëfen se shëndeti i tij është përmirësuar dhe pret të marrë përgjigjen përfundimtare nëse e ka kaluar këtë virus.

VALDRIN MUSTAFA

Në një mesazh të shpërndarë në profilin e tij në “Instagram”, lojtari i Hanover 96 II dhe Kosovës U21, bën me dije se ka lënë pas pjesën më të rrezikshme dhe është optimist se përgjigjia e analizave mjekësore do të rezultojë këtë herë negative ndaj COVID-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"