Mesazhi i papritur, mbrojtësi i Lacios dërgon një avion me shkrim në Big Brother VIP: Shih ngjyrat e qiellit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 23:23

Mesazhi i papritur, mbrojtësi i Lacios dërgon një avion me shkrim në Big Brother VIP: Shih ngjyrat e qiellit…

Një nga pjesëmarrësit e Big Brother VIP në Itali, Andrea Maestreli, ka marrë një mesazh të papritur nga një futbollist i Lacios. Mbi shtëpinë e BB VIP në Itali ka kaluar një avion i cili mbante një mesazh që dërgohej nga Luka Pelegrini për Maestrelin, i cili është futbollist por edhe model.

dfgdfgdfgdfgfdg

Mes Maestrelit dhe Pelegrinit ka një miqësi të ngushtë prej vitesh dhe mbrojtësi desh t’i tregonte shokut të tij që tashmë ishte bërë pjesë e Lacios. Pjesëmarrësi i BB VIP është shumë i lidhur me Lacion, meqë gjyshi i tij ka qenë trajner i kësaj skuadre dhe e drejtoi atë në sezonin 1973-1974 kur fitoi titullin kampion.

C_18_articolo_16009_upiFotoApertura

“AM, shih ngjyrat e qiellit, u krye. LP”, shkruhej në mesazhin me avion që kaloi mbi shtëpi, duke gëzuar Maestrelin i cili e kuptoi menjëherë se për çfarë bëhej fjalë dhe festoi me pjesëtarët e tjerë të shtëpisë lajmin e merkatos dhe transferimin e mikut të tij në klubin bardhekaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"