Mesazhi i kreut të Federatës kosovare: Ikin te Shqipëria se nuk kanë konkurrencë, kush nuk e do Kosovën…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 17:38

Mesazhi i kreut të Federatës kosovare: Ikin te Shqipëria se nuk kanë konkurrencë, kush nuk e do Kosovën…

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë një deklaratë për “Gazeta Olle” në lidhje me largimin e lojtarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, siç ishte edhe rasti i fundit i ish-kapitenit të Shpresave të Kosovës, Ardian Ismajlit.

ismajli kombetare shqiperia stervitje

“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Federatën Shqiptare, dhe këto punë varen nga dëshirat e futbollistëve. Ai që nuk e do Kosovën, nuk ka nevojë të vijë. Shpresoj me kalimin e kohës të ndryshojë edhe kjo çështje. Me rezultatet e mira të Kosovës, do të ndryshojë kjo punë për të mirën tonë. Pa nënçmim, ka futbollistë që shohin më shumë konkurrencë te Kosova, ndërsa te Kombëtarja Shqiptare shohin më pak konkurrencë në pozitën e tyre dhe e kanë mundësinë që të shkojnë” – përfundoi kreu i Federatës së Kosovës.

agimademiprofil-e1528965640900-780x439_1530884166-7107422

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"