Mesazhi fantastik i Vasil Rucit me ish-lojtarin vlonjat: Dashuroni veten që të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 13:54

Mesazhi fantastik i Vasil Rucit me ish-lojtarin vlonjat: Dashuroni veten që të …

Legjenda vlonjate, Vasil Ruci, ka postuar së fundmi një foto në rrjetin social “Facebook”, së bashku me ish-futbollistin vlonjat, Përparim Lushajn, duke dhënë një mesazh fantastik në këtë situatë të jashtëzakonshme ku i thuajse i gjithë globi është prekur nga Koronavirusi.

Ruci

“Ne kete bote i gjithe njerezimi edhe humbet edhe fiton, por ne fund mbahesh mend se sa dashuri dhuron. Dashuroni veten qe te doni te tjeret”, ishte mesazhi kuptimplot i legjendës Ruci.

vasil ruci

Të shumta kanë qenë komentet në statusin e Vasil Rucit, mes tyre edhe ish-presidenti i Flamurtarit, Shëptim Gjika, i cili shkruan: “Jeni legjenda! Mesazh i mrekullueshëm. Respekte Vasil Ruci dhe Përparim Lushaj”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"