Mesatarja sezonale, “avullojnë” tifozët e Partizanit/ Derbi e vetmja ndeshje që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 13:28

Mesatarja sezonale, “avullojnë” tifozët e Partizanit/ Derbi e vetmja ndeshje që…

Partizani është një nga klubet me më shumë tifozë, por edhe të kuqtë e reflektojnë uljen e numrit të spektatorëve nëpër stadiume në vitet e fundit. Derbi është e vetmja ndeshje që “thith” interesin e tifozëve, teksa në përballjet e tjera tifozët në stadium janë të paktë, edhe pse tashmë nuk po luhet më në Elbasan, por në stadiumin e ri.

partizani

Mesatarja e të kuqve në ndeshjet e këtij sezoni është 900 tifozë për ndeshje, një statistikë zhgënjyese, e ndikuar nga shumë faktorë, që do të kërkonin një analizë të gjatë për t’i nxjerrë. Ndërkohë, në katër ndeshjet e fundit prania e tifozëve ka qenë më e ulët se 900 tifozë, ndikuar edhe nga rezultatet. Uljen e numrit të tifozëve e reflektojnë thuajse të gjitha ekipet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"