Mes Tiranës dhe Beogradit, Gvozdenoviç “punon” për Crvena Zvezdën: Kobina dhe Kale të rrezikshëm, por pika e dobët është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2020 | 14:15

Mes Tiranës dhe Beogradit, Gvozdenoviç “punon” për Crvena Zvezdën: Kobina dhe Kale të rrezikshëm, por pika e dobët është…

Ish-i i madh i të dyja skuadrave që përballen sot është Ivan Gvozdenoviç, qendërmbrojtësi serb ka qenë kapiten i skuadrës serbe. Po ashtu ka luajtur gjatë me bardheblutë dhe ka punuar edhe si staf me kryeqytetasit. Në një rrëfim për “Mondo.rs”, Gvozdenoviç “tradhton” Tiranën teksa e zbërthen atë për çdo vlerë pozitive si klub, por edhe për pikat e dobëta që ka në fushën e lojës.
thumbs_b_c_e6de6aca2ef9f49a5ec9d705b6cfefb4
GVOZDENOVIÇ – “Erdha te ky klub dy vite më parë, por në rrethana krejtësisht të ndryshme. Në atë periudhë luftonim që të ngjiteshim në elitë dhe ia dolëm. Tani situata nuk ka më lidhje me vështirësitë e atëhershme. Tani kemi edhe gjashtë ndeshje për të siguruar mbijetesën”, tregon shkurtimisht Gvozdenoviç për ekipin ku ndodhet aktualisht në Arabinë Saudite. Edhe ai vetë e di që arsyeja e intervistës është krejt tjetër, ndaj nuk ndalet gjatë tek e tashmja, pasi e kupton mirë që rëndësi ka e shkuara duke qenë se sot në Tiranë do të luajë ekipi vendës me të cilin ai ka luajtur dhe ish-skuadra e tij, në të cilën ka qenë kapiten.

TIRANA BATHA
SI ËSHTË TIRANA – “Tirana ka bërë shumë progres, referuar periudhës kur unë kam qenë pjesë e saj. Është klubi më popullor në Shqipëri. Progresi, në plan të parë është bërë në aspektin e infrastrukturës. Tani ata kanë stadiumin e tyre të ndërtuar në qendër të Tiranës me një kapacitet prej 10 mijë vendesh. Aty mund të luhen vetëm ndeshje të kampionatit vendës. Është ndërtuar një stadium tjetër i bukur, në të cilin priten ndeshjet ndërkombëtare. Tirana ka një qendër stërvitore moderne dhe është ndër të vetmet klube në Shqipëri që ka fusha stërvitore në pronësi të vetën. Përkrah infrastrukturës, kanë formuar një ekip shumë të fortë dhe kanë arritur sukses. Pas 11 vitesh janë rikthyer te titulli kampion. Festimi i titullit përkon edhe me 100-vjetorin e themelimit të klubit”.
tIRANA
TROFETË – “Tirana fitoi titullin e 25-të, Dinamo ka 18 dhe Partizani 16. Kjo tregon për traditën e Tiranës, dominimin e saj si dhe statusin që ka në futbollin shqiptar. Klubi është në pronësi të Refik Halilit, i njëjti president kur isha edhe unë futbollist. Ai ka investuar shumë para për ekipin me dëshirën për të krijuar një klub të fortë në kampionat dhe me ambicie europiane. Kur luhet një derbi, ai është shumë entuziast dhe një fans i futbollit. Grent Halili është djali i tij, luan për Tiranën por nuk ka shumë klas. Nuk mund të them që ai do të bëhet lojtar i Kombëtares shqiptare, por jam i sigurt që një ditë ai do të zëvendësojë babain e tij si president i Tiranës”.
Egbo
TRAJNERI – “Ai është një karakter fenomenal. I lindur në Nigeri, por ka jetuar në Shqipëri për shumë vite. Ka qëndruar në Shqipëri pas karrierës si portier dhe u bë përgatitës portierësh, punë të cilën e ka bërë deri sezonin e shkuar. Ai flet në mënyrë perfekte gjuhën shqipe, ka pasaportën shqiptare dhe gjithashtu ka edhe licencën UEFA Pro. Kam punuar me të si pjesë e stafit të Tiranës dhe isha i bindur që kishte cilësi drejtuese. Ka një mentalitet ndryshe dhe e ka merituar shansin për të drejtuar ekipin e parë. Unë e di respektin që ka presidenti Halili për të. Çdo trajner që ndryshon, Egbo është kandidati kryesor për ta pasuar atë. E kam dëgjuar shumë herë që ka refuzuar duke thënë se nuk ishte koha e duhur. E thoshte me idenë se për vetë ngjyrën, presioni mbi ekipin do të ishte shumë i madh. Mbase ka pasur edhe të drejtë… ai fitoi titullin në tentativën e tij të parë, që tregon se nuk është vetëm një strateg i mirë, por edhe një person i zgjuar”.
Dinamo Tbilis
TBILISI – “Kundër gjeorgjianëve, Egbo hodhi në fushë sistemin 4-2- 3-1. Edhe në kampionat ai ka forcuar skemën 4-3-3. Egbo di si të konkurrojë, nuk kërkon gjëra të bukura në fushë, por e lexon si duhet lojën dhe i intereson vetëm rezultati. Nuk e kam njohur cilësinë e Dinamos së Tbilisit, por fitorja e Tiranës nuk më surprizoi shumë. U lumturova shumë për Egbonë, sepse e njoh dhe e di se është e gjitha meritë e tij. Lojtari anësor Elton Kale ka qenë në një ekip me mua te Kukësi, është shumë i shpejtë dhe driblues. Sulmon hapësirat dhe arrin të zgjidhë me lehtësi përballjet një kundër një ndaj kundërshtarit. Bën diferencën në fushën e lojës”.
kobinah

CILËSITË – “Kobina është gjithashtu cilësor. Numri tetë. E kam ndjekur atë që kur ka qenë në Arabinë Saudite. Ka një këmbë të majtë shumë të rrezikshme në goditje. Luan në të djathtë të mesfushës, futet në qendër dhe ka goditje fantastike. Di të bëjë mirë shpërthimet dhe kundërsulmet. Në mbrojtje ka si mbulim Toshevskin, futbollist të ardhur nga kampionati maqedonas. Portieri Lika është një mik i ngushtë i imi. Është 40 vjeç, por shumë i qetë, i besueshëm dhe i jep besim skuadrës”.
VANGJELI
PIKA E DOBËT – “Ata kanë edhe Vangjelin në qendër të mbrojtjes, futbollist me shumë eksperiencë sepse ka qenë pjesë e Aris dhe ka luajtur në grupet e Europa Ligës me Skënderbeun. Ai mund të jetë pika që do ta shfrytëzojë Crvena Zvezda, pasi nuk është shumë i gjatë dhe mund të vuajë në duelet ajrore me lojtarët e Crvenës”, ka deklaruar Ivan Gvozdenoviç, ish-qendërmbrojtësi që ka luajtur me të dyja skuadrat dhe është një figurë e respektuar edhe në Serbi edhe në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"