Mes Skënderbeut e Laçit, mbrojtësi i kurbinasve tregon ndryshimet e dy finalisteve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2018 | 18:27

Mes Skënderbeut e Laçit, mbrojtësi i kurbinasve tregon ndryshimet e dy finalisteve të sotme

Bruno Lulaj, futbollisti i Laçit që nuk do të jetë i pranishëm sot në finale prej dëmtimit, foli për ekipin kurbinas, por edhe për Skënderbeun, ekip nga ku edhe është huazuar.

bruno lulaj

Si ndiheni që e humbni finalen?

Ndjej keqardhje. Kam pasur dhëshirë të jem i pranishëm të ndihmoja skuadrën. Fati nuk donte, gjithsesi e mbështes ekipin, shpresoj në një fitore.

Çfarë ka ndryshuar te Laçi i këtij sezoni?

Grupi është me çuna të rinj, ka shumë dëshirë. Përpiqemi të luajmë futboll pavarësisht kundërshtarit, dhe kjo ka bërë të veten.

Jeni ndarë mes Skënderbeut dhe Laçit, nga ndryshojnë dy ambientet?

Skënderbeu ka shumë eksperiencë, e ka treguar këtë në Kupat e Europës. Laçi ka elemente të rinj, që nuk e kanë eksperiencën si Skënderbeu, por si ambiente të dyja janë të mirë, dhe çdo futbollist mund të shfaqë vlerat e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"