Mes mungesave dhe rikthimeve, ja formacionet e mundshme në Laçi-Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 11:09

Mes mungesave dhe rikthimeve, ja formacionet e mundshme në Laçi-Partizani

Laçi do të ketë dy mungesa të sigurta në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, pikërisht mbrojtësin e majtë, Rudolf Turkaj, si dhe sulmuesin Redon Xhixha.

Partizani Laci

Të dy janë të dëmtuar dhe riaftësimi i tyre kërkon kohë. Më afër rikthimit është Xhixha, ndërsa Turkajt do t’i duhen edhe të paktën 2 javë për riaftësimin. Rikthimi i madh në ndeshjen e sotme është sulmuesi nigerian, Kirian Nuabueze, për të cilin klubi do të paguajë 5 milionë lekë për të konvertuar dënimin.

Me gjendjen aktuale që ka grupi i Partizanit, formacioni kundër Laçit pritet të jetë kështu. Alban Hoxha do të jetë mes shtyllave, ndërsa në mbrojtje, do të rreshtohen Mala e Hakaj nga krahët, teksa në qendër priten Bitri dhe Belica. Në mesfushë, Broja pritet të jetë para mbrojtjes, ndërsa energji do të shpenzojnë Valentino Murataj dhe Jurgen Bardhi. Asani dhe Melo do të luajnë në krahët e sulmit, në mbështetje të Çinarit.

LA

PA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"