Mes mundjes dhe futbollit, klubi i tronditur për vdekjen e ish-kampionit nga koronavirusi: Si natën e 26 nëntorit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 15:17

Mes mundjes dhe futbollit, klubi i tronditur për vdekjen e ish-kampionit nga koronavirusi: Si natën e 26 nëntorit…

Klubi i Erzenit ka shprehur dhimbjen e madhe për vdekjen tronditëse të ish-kampionit të mundjes dhe ish-zyrtarit të klubit Shijakas Shkëlqim Troplinit.
124257743_3648590265204044_3292872900301159385_n

Në faqen zyrtare, klubi i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit. Troplini ka shërbyer si zyrtar i klubit shijakas.

55-vjeçari ishte shtruar në gjendje të rëndë mbrëmë në Spitalin e Durrësit pasi ishte infektuar me koronavirus.

Mesazhi i klubit Erzeni

Jeta esht aq e shkurter dhe aq e papritur sa nuk e din asnjeher se cfar na pret.
Si naten e 26 nentorit kur te gjith ishim ne gjum dhe vdekja na kalonte para syve. Ashu si tani kur verdalliset nje virus vdekjeprures.
Me hidherim te thelle dhe shume habi , morem lajmin se Shkelqim Troplini ka nderruar jete. Ky lajm ka pikelluar opinionin e madh sportiv . Familjen miqte , shoket dhe ka tronditur gjithe qytetin e Shijakut.

Ne kto momente qendrojme prane familjes Troplini.
Prehu ne paqe Cimi . Do na mungosh.

troplini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"