Mes kampionatit e Champions-it, tetori “makth” për Barçën e Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 22:25

Mes kampionatit e Champions-it, tetori “makth” për Barçën e Interin

Kalendari për Interin ndërlikohet. Me shtimin e Ligës së Kampionëve në angazhimet e zikaltërve megjithatë pritej. Nëse ndeshja hapëse kundër Totenhemit është e programuar mes dy sfidave në letër tërësisht të përballueshme me Parmën e Sampdorian dhe ajo ndaj PSV-së mes Kaljarit e Spalit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për transfertën në “Camp Nou”: Barça-Inter (24 tetor) luhet mes takimeve ndaj Milanit (21) e Lacios (28), në një javë që mund të cilësohet thelbësore për sezonin.

inter

E njëjta gjë mund të thuhet për katalanasit, që presin skuadrën e Spaletit pasi do maten me Sevijën (datë 21) dhe përpara “El Clasico”-s me Realin (28). Interi në kthim do sfidojë Valverden pas Xhenoas e përpara Atalantës, ndërsa në Londër me Spërsat mes Frozinones e Romës. Në fund, PSV-ja: pas Juves e përpara Udinezes.

BARCELONA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"