Mes Flamurtarit dhe Serisë C italiane, Koliçi duhet të zgjedhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 13:26

Mes Flamurtarit dhe Serisë C italiane, Koliçi duhet të zgjedhë

E ardhmja e Koliçit duket e dyzuar. Portieri ka shpallur “divorcin” me ekipin e Kukësit dhe ofertat për të nuk mungojnë. Interesi për të është në 2 fronte, në Superiore dhe në Itali.

Kolici

Klubi shqiptar që interesohet për të është Flamurtari, që dëshiron ta rikthejë në gjirin e saj pogradecarin. Ai ka qenë pjesë më parë e ekipit vlonjat dhe Daja kërkon një siguri për portën, pas largimit të Nurkoviç. Ndërkohë nga ana tjetër, portali “mondocatania.com” shkruan se Koliçi do të jetë pjesë e ekipt të Goxanos sezonin e ardhshëm. Ky ekip militon në Serinë C italiane. Trajneri i ri i skuadrës së Goxanos ka afruar 2 portier të rinj ku njëri pritet të jetë Koliçi. Gjithësesi vetë Koliçi nuk ka konfirmuar ende asgjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"