“Mërzitje shumë e madhe”, Memelli mendon largimin pas humbjes me Kukësin: 24 orë vendimtare për të kthjelluar mjegullën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 19:18

“Mërzitje shumë e madhe”, Memelli mendon largimin pas humbjes me Kukësin: 24 orë vendimtare për të kthjelluar mjegullën

Trajneri i Skënderbeut,  Migen Memelli u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Kukësit në “Loro Boriçi”. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku pogradecar la të kuptohej se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për sa i përket të ardhmes së tij.

bandicam 2022-01-23 19-08-36-987

“Edhe ne me mungesa ishim sot. Parë në tërësi të lojë, nuk dua të ve në diskutim cilësitë e Kukësit, e nisëm lojën me një vendosje të ngjeshur në mbrojtje, për mos i dhënë hapësira  Kukësit. Duke parë këtë rezultat sot dhe me një lojtar më pak, në rastin e kartonit të kuq, do të preferoja të shënoja më tepër gol, se karton të kuq. Skuadra çlirohet kur shënon.

Në 3 ndeshjet e fundit nuk kemi shënuar. Patëm shumë raste në pjesën e dytë, ndjej keqardhje të madhe për veten dhe lojtarët. Pesha e rezultateve bie mbi trajnerin. Lojtarët duhet të bëjnë maksimumin. Janë 24 orë të rëndësishme për veten time.

Kontingjenti i lojtarëve nuk është i duhuri, na janë vrarë shumë lojtarë. Janë shumë pak ditë nga mbyllja e merkatos. Pesha  e rëndësisë së rezultatit bie mbi trajnerin. Këto 3 ndeshje kanë qenë edhe çështje fatin. Nëse do që të shënosh, duhet të investosh tek reparti i parë që është sulmi, Shkurtaj sapo hyri shënoi.

I them sulmuesve të mij, duke qenë se janë të rinj në moshe, që një punë me trajnerin është aspak, puna individuale është tepër. Unë nuk jam trajner që merrem me pjesën individuale, merre me skuadrën në tërësi. Konkretizimi në vret, duke mos shënuar, humbasim besimin.

Nuk kam asgjë me lojtarët, nuk kam çfarë kërkoj më tepër nga ata. Janë 24 orë shumë të rëndësishme, për t’i parë gjërat me veten se çfarë mund të bëjmë.

Le të jemi sa më korrekt. Unë nuk kam punuar kurrë në një ambient kaq të qetë. Presidenti më ka lënë dorë të lirë. Më është plotësuar çdo gjë që kam pasur deri në sot. Kemi lojtarë me moshë të re, investojmë tek ata për të përfituar nga shitja e tyre. Mbështetja ka qenë e plotë, ndonjëherë njeriu duhet t’i shikojë gjërat edhe me veten. Në këto 24 orë duhet qetësi për të kthjelluar mjegullën që na rrethon.

Jam gjithmonë një njeri që shpreh mirënjohjen time, me njerëzit që punoj. Dua të kthjellohem, sepse mërzitja është e madhe. Minimumi është që duhet të kishim dalë me 1 pikë.

Unë i qëndroj pjesës time, dua të kthjellohem për këtë që ndodhi sot dhe pastaj të shikojmë vazhdimësinë se si duhet të jetë”, u shpreh Migen Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"