Merret vendimi përfundimtar, ja kur do të rinisë Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 28, 2020 | 23:48


Merret vendimi përfundimtar, ja kur do të rinisë Seria A

Ministri i Sporteve Vinccenco Spadafora ka miratuar nisjen e kampionatit italian në 20 qershor pas takimit të fundit që pati me pjesëtarët e Ligës Italiane, Shoqatës së Futbollistëve, Federatës dhe Shoqatës së Mjekëve.
spadafora
“Takimi ishte shumë i dobishëm. Tani futbolli italian do të nisë sërish. Sot morëm miratimin e Federatës për Protokollin Shëndetësor, i cili është i detyrueshëm për të gjitha klubet. Pas të gjitha diskutimeve mund të themi se kampionati italian do të nisë në 20 qershor”, u shpreh Ministri Spadafora për mediat.

Ndërsa lidhut me Kupën e Italisë, zyrtari i lartë i qeverisë italiane tregoi se gjysmëfinalet mund të luhen në datat 13 dhe 17 qershor.

“Ekziston mundësia që në datat 13 dhe 17 qershor të zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Italisë”, përfundoi Ministri i Sporteve të Italisë Vinçenco Spadafora.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com