Merret vendimi për dy ndeshje në 48 orë, Liverpuli gjen zgjidhjen e çuditshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 18:25

Merret vendimi për dy ndeshje në 48 orë, Liverpuli gjen zgjidhjen e çuditshme

Diçka e çuditshme po ndodh me Liverpulin, pasi janë të detyruar të luajnë dy ndeshje në dy ditë, respektivisht në 17 dhe 18 dhjetor.LIVERPOOL2

Në datën 17 dhjetor është planifikuar që Liverpuli të luajë përballë Aston Vilës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën Karabao.

Megjithatë 24 orë më pas, të kuqtë duhet të luajnë në Katar, ndeshjen e gjysmë-finales në Kupën e Botës për Klube. Tashmë është marrë vendimi, dhe Liverpuli do të luajë me dy formacione të ndryshme në këto ndeshje.

Klop ka vendosur që të niset me një pjesë të skuadrës drejt Lindjes së Mesme, dhe disa lojtarë të tjerë që kanë pasur më pak minuta në dispozicion, do të qëndrojnë në Angli, për tu përballur me Aston Vilën. Dy ndeshje në dy ditë, me dy ekipe të ndryshme, diçka shumë e veçantë të cilën do ta shohim për herën e parë nga Liverpuli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"