Merr koeficientin e Crvena Zvezdës dhe përballet vetëm me ekipe kampione, ja çfarë ndodh me Tiranën në rast kualifikimi në raundin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2020 | 16:08

Merr koeficientin e Crvena Zvezdës dhe përballet vetëm me ekipe kampione, ja çfarë ndodh me Tiranën në rast kualifikimi në raundin e tretë

Tirana do të arrinte më shumë sesa një rezultat historik në rast se ia del përballë Crvena Zvezdës. E duke qenë se bëhet fjalë për tur me tek ndeshje, gjithçka mund të ndodhë. Bardheblutë kaluan Dinamon e Tbilisit dhe tanimë, një tjetër emër i madh do të jetë përballë. Serioziteti i bardhebluve dhe me pak fat, mund të çojë edhe në kualifikimin në turin tjetër.
TIRANA
Tirana në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve në rast kualifikimi do të marrë koeficientin e Crvena Zvedës, që është në vazon e ekipeve favorite. Bardheblutë përballen vetëm me ekipe kampione në rast kualifikimi. Rival i Tiranës nëse ia del ndaj Crvena Zvezdës, do të jetë një prej fituesve të çifteve të mëposhtme:

Karabak / Sherif Tiraspol

Legia Varshava / Omonia Nikosia

Suduva / Makabi Tel Aviv

Çelje / Molde

Dinamo Brest / Sarajevo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"