Merr fund “telenovela” Mavraj, mbrojtësi largohet zyrtarisht nga Hamburgu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 17:30

Merr fund “telenovela” Mavraj, mbrojtësi largohet zyrtarisht nga Hamburgu

Merr fund telenovela “Mavraj”. Mbrojtësi i Kombëtares ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit Hamburgut duke prishur kontratën pas një viti e gjysëm. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Mavraj në faqen zyrtare në “Instagram”.

mavraj

“Një kontratë prishet, asnjëherë një lidhje emocionale. Më pëlqeu shumë që isha këtu dhe kam ndihmuar me shumë pasion. Nuk duhet të kërkosh kurrë të të falënderojnë apo të të respektojnë për këtë. Ajo që do të thotë krenari, ne e përjetuam në majin e viti 2017, përjetuam krenarinë e vërtetë”, shkruan shqiptari.

Mavraj

Më pas erdhi konfirmimi dhe nga ana e klubit gjerman.  Ne e falënderojmë Mërgimin dhe i urojmë atij më të mirat për të ardhmen e tij sportive”, ishin fjalët e drejtorit sportiv, Ralf Beker.

Interesimi kryesor për shqiptarin vjen nga klubi spanjoll La Korunja. Që në momentin që kubi i divizionit të dytë është shprehur se nuk mund ti ofrojë një pagë më të madhe se ajo që merr te klubi gjerman i Hamburgut (1 milionë euro në vit), mbrojtësi kërkon të fillojë një marrëveshje për të paktën 200.00 ose 300.000 euro në sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"