Merr fund telenovela, Danilo Alvesh vihet nën urdhrat e trajnerit Duro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2017 | 15:44

Merr fund telenovela, Danilo Alvesh vihet nën urdhrat e trajnerit Duro

Pas shumë dilemash dhe aludimesh, sulmuesi brazilian, Danilo Alvesh, është rikthyer te skuadra e Flamurtarit. Por pavarësisht zërave që e shihnin futbollistin jashtë skuadrës, administratori Idrizi nuk ka pasur asnjëherë dyshime se ai do të vihej nën urdhrat e trajnerit Duro.

Danilo Alvesh

“Danilo Alvesh është lojtari ynë. Unë nuk kam pasur pikë dyshimi që në fillim për këtë gjë. Por habitem me mediat që o burra, ‘hodhi budallai një gur në lumë dhe të gjithë shkuan pas tij’.

Alvesh është në kontratë me ne dhe nuk kishte ku të shkonte”, tha Idrizi. Për Alveshin kanë qenë të interesuar disa klube brenda dhe jashtë vendit, por kontrata që ai ka me klubin vlonjat e detyron të rikthehet sërish aty për të dhënë kontributin e tij.

Sot, miqësorja e parë

Trajneri Duro nuk e ka ulur për asnjë moment ritmin e përgatitjeve për skuadrën e tij dhe skuadra vazhdon me ngarkesë maksimale seancat stërvitore në Mavrovë të Maqedonisë.

Flamurtari

Ndërkohë që sot vlonjatët do të zhvillojnë edhe testin e parë miqësor. Në orën 17:00, të besuarit e trajnerit Duro do të kenë përballë skuadrën e Makedonijas, ku edhe do të shihet gjendja reale e futbollistëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"