Merr fund pritja, Latif pajiset me vizë dhe bashkohet me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 10:41

Merr fund pritja, Latif pajiset me vizë dhe bashkohet me skuadrën

Skuadra e Teutës vijon përgatitjet në Ohër. Pas ndeshjes miqë- sore të fituar kundër ekipit të Strugës, durrsakët do të përballen me kampionët e Shqipërisë, Kukësin. Djemtë e Maganit do të provojnë forcën me ekipin, i cili u shpall kampion sezonin e shkuar.

Teuta

Kjo ndeshje vjen pas disa sfidave të mira që skuadra e Teutës ka zhvilluar në miqësoret e luajtura më parë. Në këtë përballje, stafi teknik do të ketë të gatshëm të gjithë ekipin, përfshi këtu dhe lojtarët e afruar në ditët e fundit.

LATIF – Ndërkohë që ditën e sotme me ekipin pritet të bashkohet dhe sulmuesi Latif. Ganezi ka mbërritur në Durrës ditën e djeshme rreth orës 20:00 dhe gjatë paradites pritet që t’i bashkohet skuadrës së Maganit. Kujtojmë që sulmuesi ka qenë i grumbulluar dhe në fazën përgatitore që skuadra e Teutës zhvilloi në Itali.

Teuta

Drejtuesit kanë punuar shumë për afrimin e tij, pas problemeve që Latif ka hasur me marrjen e vizës. Me këtë afrim mund të themi që sulmi i Teutës ka marrë formë dhe do të jetë një ndër sulmet më të problematike duke pasur parasysh të shkuarën dhe eksperiencën e futbollistëve të repartit të avancuar.

Ndryshe nga dy sezonet e fundit ku skuadra durrsake ka vuajtur për një sulmues të mirëfilltë, këtë vit drejtuesit kanë punuar mjaft mirë në këtë repart duke afruar lojtarë me eksperiencë.

teuta vs Pesaro

Ndërkohë që afrimi i Lenës dhe Tarik i jep më shumë fantazi mesit të fushës, duke llogaritur këtu dhe Dediç, Hilën dhe Dostin. Me afrimin e Moçkës dhe Latif, “djemtë e detit” formojnë një skuadër, e cila, siç janë shprehur dhe drejtuesit, do të jetë pretendente jo vetëm për Kupat e Europës, por dhe për titull.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"