Merr fund pritja, Kukësi prezanton sulmuesin azer Rauf Alijev

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 12:23

Merr fund pritja, Kukësi prezanton sulmuesin azer Rauf Alijev

Mbas shumë peripecive dhe shtyrjeve, Kukësi më në fund do të prezantojë Rauf Alijevin. Sulmuesi i kombëtares azere ka tre ditë që ka mbërritur në Shqipëri, por shkaku që lojtari firmosi me vonesë dhe u shty prezantimi ishte përkthimi i kontratës.

alijev

Alijev flet vetëm turqisht ndaj dhe për një ditë lojtari u mor së bashku me përkthyesin me aspektet e kontratës. Ndërkohë që kontrata është firmosur ditën e djeshme, sot kanë ardhur dhe letrat e plota nga Azerbajxhani dhe çdo gjë është në rregull. Alijev do të prezantohet në orën 13:15 minuta në zyrat e klubit.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"