Merr fund pritja, Kategoria e Tretë ngre siparin e sezonit të ri 2021/2022. Ja sfidat e javës së parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2021 | 11:47

Merr fund pritja, Kategoria e Tretë ngre siparin e sezonit të ri 2021/2022. Ja sfidat e javës së parë

Merr fund pritja, sot nis Kategoria e Tretë. Java e parë është ndarë mes së martës dhe së enjtes, ndërsa zyrtarisht janë 8 skuadra pjesëmarrëse. Asnjë ndryshim nga vjet edhe për sezonin 2021-2022.

KATEGORIA E TRETE

KF Skrapari, Delvina, KF Spartaku Tiranë, FK Valbona Tropojë, KF Drini 2004, KF Osumi, AK Eagle Football dhe AF Elbasani janë ekipet që do të garojnë mes tyre për t’u ngjitur.

4 skuadrat e para vijnë nga Kategoria e Dytë (Skrapari, Delvina, Spartaku e Valbona), 3 të tjera kanë qenë edhe herë të tjera pjesëmarrëse.

Osumi dhe Drini ishin pjesëmarrëse edhe vjet, Eagles rikthehet pas një mungese prej dy vitesh dhe AF Elbasani është risia. Ky është një klub i krijuar pak muaj më parë nga Bashkia e Elbasanit dhe në përbërje ka emra që kanë luajtur edhe në elitë, ndaj shihen si pretendentët kryesorë për këtë ligë.

Të gjitha këto skuadra do të jenë në një grup të vetëm dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në Kamzë pranë qendrës stërvitore të ekipeve kombëtare. Ky është edicioni i 19- të me formatin e ri të niveleve të futbollit në Shqipëri. Zanafillën e ka prej 2003-2004, kur kampion u shpall Tërbuni dhe nënkampion Butrinti.

Që nga ajo periudhë deri më sot janë zhvilluar 18 kampionate për këtë kategori. Në kampionatin e fundit kampion u shpall skuadra e AF Luftëtarit dhe nënkampion Murlani.

Që të dyja aktualisht militojnë në Kategorinë e Dytë. Java e parë do të nisë me ndeshjen Valbona–Drini, që do të luhet sot në orën 10:30 dhe po sot në 12:30 do të matin forcat Skrapari dhe Osumi.

Të enjten pastaj vjen radha e Spartaku-Elbasani që nis në 10:00 dhe në 12:00 zhvillohet Delvina-Eagles.

KAT 3

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"