Merr fund “makthi” Vardar, Shkëndija e fillon kampionatin duke mposhtur kampionët (VIDEO)

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 12, 2017 | 18:56

Merr fund “makthi” Vardar, Shkëndija e fillon kampionatin duke mposhtur kampionët (VIDEO)

Shkëndija e ka vazhduar ecurinë e saj pozitive në Europë edhe në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Parë të Maqedonisë. Tetovarët kanë triumfuar në shtëpi në përballjen e parë të luftës për titull ndaj kampionëve në fuqi të Vardarit. Pavarësisht se pjesa e parë ishte e luftuar,…

Shkëndija e ka vazhduar ecurinë e saj pozitive në Europë edhe në ndeshjen e javës së parë të Ligës së Parë të Maqedonisë. Tetovarët kanë triumfuar në shtëpi në përballjen e parë të luftës për titull ndaj kampionëve në fuqi të Vardarit.

shkendija

Pavarësisht se pjesa e parë ishte e luftuar, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Ndërkohë në pjesën e dytë kuqezinjtë e Shkëndijës arritën të shënonin dy gola falë Alimit në minutën e 61-të dhe Zhuniorit në minutën e 66-të.

Me këtë fitore Shkëndija i tregon Vardarit se në këtë sezon, ndryshe nga vitet e kaluara, do të jetë një rivale shumë serioze për titullin kampion. Morali i tetovarëve është tepër i lartë tashmë dhe ata do të jenë më të gatshëm se kurrë që të zhvillojnë përballjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Europës në “San Siro” ndaj gjigantëve italianë të Milanit.

Në ndeshjen tjetër të javës së parë, Rabotniçki barazoi në shtëpi 0-0 me Renovën.







www.minuta90.com