Merr fund makthi i dëmtimeve, Gashi: Të jem i sinqertë, tani thjesht dua të jem në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 12:08

Merr fund makthi i dëmtimeve, Gashi: Të jem i sinqertë, tani thjesht dua të jem në fushë

Ka marrë fund makthi për sulmuesin e Kombëtares, Shkëlzen Gashi. Pas një sezoni për tu harruar më Koloradon dhe një nisje me dëmtime, duket se shqiptari i ka kaluar të gjitha peripetësirat dhe do të jetë gati. Gashi nuk ka luajtur asnjë ndeshje në 4 javët e para të kampionatit dhe sipas asaj që raporton klubi i Kolorados, 29-vjeçari do të jete i gatshëm këtë fundjavë në sfidën ndaj Torontos.

USATSI_10044148

“Ishte situatë e vështirë pasi kisha punuar shumë për tre muaj me radhë gjatë pushimeve. U ktheva në një formë të mirë fizike dhe thashë me vete këtë vit do të jem zjarr, do të jetë gjithçka mire. Por ka të bëjë tashmë me mentalitetin se si dëmtimet të bëjnë më të fortë. Në fund, ti fillon t’u gëzohesh gjërave të vogla përsëri, si faktit se thjesht kthehesh përsëri në fushën e lojës. Të jem i sinqertë, unë tani thjesht dua të jem në fushë.

Gashi222

Mendoj se kur do të jem gati, mund të ndihmojë ekipin. Në 20-30 minutat e fundit të ndeshjes duhet të krijojmë më shumë shanse shënimi dhe unë do të jem gati të jap kontributin tim”, u shpreh Shkëlzen Gashi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"