Merr fund “makthi” 6 mujor/ Ronaldinjo lan përfundimisht duart me drejtësinë paraguajane, ja çfarë do të ndodhë me yllin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 23:55

Merr fund “makthi” 6 mujor/ Ronaldinjo lan përfundimisht duart me drejtësinë paraguajane, ja çfarë do të ndodhë me yllin brazilian

Pas afro 6 muajsh telashe me drejtësinë paraguajane, ylli brazilian Ronaldinjo, duket se i ka dhënë fund këtij makthi. Mediat nga Amerika Latine, konfirmojnë se Dinjo është lënë i lirë nga autoritetet në Paraguajë, teksa do të paguajë 200 mijë dollar së bashku me vëllain e tij, për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë këtë kapitull.

3282

Kujtojmë që ish-futbollisti legjendar u arrestua në muajin mars pasi hyri në shtetin e Paraguajit me pasaporta false, së bashku me vëllain e tij.

Ronaldinjo

Ronaldinjo qëndroi 32 ditë në qeli, më pas kaloi në arrest shtëpie, të cilin e vuajti në një hotel luksoz, ndërkohë që tani bëhet me dije se çështja duket se është mbyllur përfundimisht, teksa Ronaldinjo duhet të paguajë 90 mijë dollar, ndërsa i vëllai plot 110 mijë dollar. Ish-fituesi i Kupës së Botës dhe i shumë trofeve të tjerë prestigjiozë, tashmë do të jetë i lirë, për t’u larguar nga Paraguaji dhe për të udhëtuar drejt Brazilit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"