Merr fund futbolli me vendime “live”, në Botërorin 2018 hyn në fuqi video-përsëritja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2017 | 20:45

Merr fund futbolli me vendime “live”, në Botërorin 2018 hyn në fuqi video-përsëritja

Harrojini debatet e gjata nëse ishte penallti apo jo, faull brenda apo jashtë zonës apo nëse duhej dhënë një karton i kuq. Në Botërorin 2018 dhe me shumë mundësi në çdo aktivitet madhor futbollistik pasardhës, do të hyjë në fuqi përdorimi i VAR (Video Assistant Referee), sistemi që i mundëson gjyqtarit të shohë në video përsëritjen e një aksioni dhe të kthejë vendimin e tij.

VAR

Konfirmimi ka ardhur nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, para fillimit të Kongresit të 67 të kësaj organizate që po zhvillohet në Kili.

“Deri tani, rezultat kanë qenë pozitive dhe nuk është e mundur që në vitin 2017 çdokush në botë në stadium apo në shtëpi të shohë që gjyqtari ka gabuar dhe i vetmi që nuk mund ta shohë është gjyqtari”, shpjegoi ai.

sport-preview-infantino

“Kjo, jo sepse nuk dëshiron ta shohë, por sepse ne ia kemi ndaluar që të korrigjojë këtë gabim. Tani do të ndihmojmë gjyqtarët të mos gabojnë ose të gabojnë më pak dhe t’i japim drejtësi futbollit”.

VAR

Sistemi është testuar në Botërorin e Klubeve që u zhvillua në dhjetor në Japoni, ndërsa ai po aplikohet edhe në SHBA dhe në Australi. Ndërkohë, ka diskutime në pjesën më të madhe të kampionateve kryesore europiane që VAR të aplikohet edhe aty.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"