Merr fund ëndrra e Sirisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, Australia triumfon në shtesë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 15:44

Merr fund ëndrra e Sirisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, Australia triumfon në shtesë (VIDEO)

Ëndrra e Sirisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës është shuar në Sidnej. Kombëtarja e shtetit të shpartalluar nga lufta bëri një performancë fantastike në kualifikueset e “Rusi 2018”, por u ndal në hapin e fundit para se të siguronte të drejtën për të luajtur në “play-off”-in ndërkontinental kundër vendit të 4-t në kualifikueset e Amerikës Veriore dhe Qendrore.

australi siri

Ndeshja e parë përballë Australisë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërkohë që edhe 90 minutat e dyta të luajtura sot u mbyllën sërish 1-1. Sirianët kaluan të parët në avantazh në minutën e 6 me anë të Al Soma, por Kahill barazoi shifrat në minutën e 13.

Në minutën e 94-t Siria mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Al Mavas dhe puna e Australisë u bë më e thjeshtë. Kahill shënoi golin e fitores 2-1 në minutën e 109 duke siguruar vazhdimin e rrugëtimit të shtetit të tij në garën për një vend në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"