Merr fund dilema, vendoset se kur do të riluhet sfida Nicë-Marsejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 17:33

Merr fund dilema, vendoset se kur do të riluhet sfida Nicë-Marsejë

Ndeshja midis Nicës dhe Marsejës bëri bujë të madhe prej episodeve që ndodhën në fushë ku lojtarët u përleshën me tifozët pasi këta të fundit hodhën shishë drejt yllit marsejez Dimitri Pajet.

nice marseje

Pak ditë më parë, Komisioni i Disiplinës i zbriti dy pikë nga klasifikimi Nicës, i ndaloi të luanin një ndeshje në pranië të tifozëve, si dhe dënoi me 1 vit pezullim fizioterapistin e Marsejës pasi goditi me grusht një tifoz. Por sot, federata franceze e futbollit ka marrë vendimin se ndeshja Nicë-Marsejë do të riluhet në datën 27 tetor, 3 ditë pas derbit francez Marsejë-PSG.

“Pas vendimit të Komisionit Disiplinor në 8 shtator, federata vendosi riluajtjen e ndeshjes Nicë-Olimpik Marsejë të mërkurën më 27 Tetor në orën 21:00. Vendi i takimit do të përcaktohet në një datë të mëvonshme”, shkruhej në njoftimin e federatës franceze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"