Merr fund bojkoti në Elbasan, por ka masa ndaj “jabanxhinjve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2016 | 15:01

Merr fund bojkoti në Elbasan, por ka masa ndaj “jabanxhinjve”

Merr fund, të paktën për momentin, bojkoti i stërvitjeve te klubi i Elbasanit. Situata ka ndryshuar gjatë drekës së sotme, kur lojtarët të cilët mungonin në stërvitjen e skuadrës në shenjë proteste ndaj mospagimit të detyrimeve financiare, kanë arritur të marrin një pjesë të pagave.

elbasani rrogat

Futbollistët kishin pritur më kot edhe dje para dyerve të klubit për të folur me drejtuesit dhe për të marrë tri pagat e prapambetura, ndërsa kishin paralajmëruar se nuk do të zbrisnin në fushën stërvitore me xhepat bosh.

Të gjendur përpara kësaj situate, klubi ka reaguar sot në drekë duke u dhënë lojtarëve një nga tre pagat që u detyrohej dhe këta të fundit kanë pranuar të fillojnë stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Dosti.

elbasani rrogat1

Gjithsesi, jo të gjithë lojtarët kanë marrë paga dhe sipas informacioneve pranë klubit, lojtarët “jabanxhinj” janë pezulluar. Këta të fundit me shumë gjasa do të zgjidhin kontratat me Elbasanin, ndërsa do të kërkojnë gjithsesi në FSHF detyrimet që u ka klubi për këto muaj.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"