Merr frymë Milani, përballë Juventusit rikthehet titullari i padiskutueshëm i Piolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 14:42

Merr frymë Milani, përballë Juventusit rikthehet titullari i padiskutueshëm i Piolit

Teksa Origi dhe Rebiç kanë rigjetur fushën, sot do të verifikohet gjendja e Teo Hernandezit.

TEO HERNANDEZ

Mediat italiane raportojnë se francezi është rikuperuar dhe të shtunën ndaj Juventusit mund të rimarrë vendin e tij në formacion.

Ky do të ishte një lajm tepër i mirë për kuqezinjtë që kanë humbur dy titullarët e krahut, teksa Dest dhe Balo-Ture mbrëmë ishin ndër më të dobëtit në fushën e lojës kundër Çelsit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"