Merr fanellën me numër “10”, Markizio: Në zgjedhjen time ndikoi… Del Piero

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 12:48

Merr fanellën me numër “10”, Markizio: Në zgjedhjen time ndikoi… Del Piero

Klaudio Markzio u transferua nga skuadra e Juventusit te rusët e Zenitit dhe dje ka bërë debutimin me këtë skuadër në një ndeshje miqësore të luajtur përballë Kazakhs të Kairat. Ai u aktivizua për 10 minuta lojë në vend të Kraneviter. Më pas ai tha edhe fjalët e para si lojtar i Zenitit për SKy Sport”.

markizio

Trajneri më dha disa tregues se si të luaja sot, në këtë miqësore, por do të duhet të jem në krye, për të dhënë më të mirën time në fushë”. – tha fillimisht Markizio.

markizio

Më pas ai foli edhe për fanellën me numër 10 të cilën e zgjodhi vetë te Zeniti. “Unë e di se ky është një numër i fuqishëm në futboll, por ai që ka qenë gjithmonë idhulli im më bëri të zgjedh në këtë mënyrë. Këtë fanellë e pashë si fëmijë mbi supet e Del Pieros dhe për këtë arsye, me respekt të madh për të vendosa të mbaj numrin 10 te Zeniti”.- përfundoi Markizio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"