Merkatoja e verës, ja cilin treg do të synojë Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 19:30

Merkatoja e verës, ja cilin treg do të synojë Partizani

Partizani pritet që të nisë një revolucion të ri në merkaton e verës, me shpresën për të riparuar gabimet e shumta që u bënë në edicionin pas fitimit të titullit. “Panorama Sport” ka mësuar se drejtuesit e klubit prej kohësh kanë nisur planet për ndërtimin e skuadrës së edicionit 2020-2021.

pARTIZANI FFESTA

Trajneri Adolfo Sormani shikohet për një plan afatgjatë, por gjithçka do të vendoset pas përfundimit të këtij sezoni. “Demat” pritet të heqin dorë nga të superpaguarit dhe të huajt, ndaj fokusi për Partizanin e sezonit të ri është bazuar në vend, duke grumbulluar lojtarë me eksperiencë, por edhe futbollistë të rinj që premtojnë për të ardhmen, projekt i cili nisi që në janar me afrimin e Tedi Carës.

Ndonëse të kuqtë i kanë të qarta piketat, ku janë kryer edhe disa bisedime paraprake, emrat mbahen sekretë, për të mos pasur ndërhyrje nga rivalë të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"