“Merkatoja e janarit nuk i bëri mirë Vllaznisë”, Cungu: Të luajnë si kampionë, ndryshe rrezikojnë dhe Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2021 | 23:16

“Merkatoja e janarit nuk i bëri mirë Vllaznisë”, Cungu: Të luajnë si kampionë, ndryshe rrezikojnë dhe Europën

 Trajneri i Shqipërisë U-19, Armando Cungu analizoi situatën e vështirë që po kalon Vllaznia në Superirore gjatë 5-6 javëve të fundit. Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH Sport”, tekniku shkodran zbuloi se goli i Idriz Bathës nga goditja e dënimit i goditi fort psikologjikisht kuqeblutë për shkak të mosmarrëveshjes me mbrojtësit Mevlan Adili dhe portierit Zogoviç. . Ai i kërkoi skuadrës të luajë si kampione, teksa me këto paraqitje rrezikon të mos luajë as në kupat e Europës.

cunguuuu
“Këto javë që kam parë Vllazninë më është dukur ekip mefshtë, i ngadaltë, i kuptohet loja. Ajo më shqetëson Vllaznia. Janari i ka bërë më shumë dëm.

Te goli i Bathës nga faulli  është një mosmarrëveshje e Adilit me Zogoviçin. Mendoj se ka pasur një thirrje nga pankina për të hequr Adilin nga muri mbrojtes në të qindtën e sekondës. Si Adili dhe portiere nuk janë marrë vesh dhe janë shtangur. Jam dakord që nuk duhet të hiqet Krymi. E kuptoj logjikën e trajnerit që do të shtojë forcën sulmuese, por mund të prishin ekuilibrat e lojës.

Askush se ka pritur që Vllaznia të arrinte në këto nivele. Kam qenë nga të parët që kam se Vllaznia ka patur fatin e mirë që ka shfrytëzuar kohën e gjatë për t’u stërvitur, që kaloi pandeminë në grup pa filluar kampionati, kurse ekipet e tjera në Europë Tirana, Laçi Teuta patën dëmtime. Kam qenë i bindur që Vllaznia nuk do ta kishte të lehtë. Ka pasur distancë sigurie me 9 pikë. Në momentin që Vllaznia filloi të gabojë, Vllaznia nuk e ka stofin si Laçi, Tirana, Teuta.. Kjo është diçka që e rënddon anën psikologjikë. Nëse je në ngërç psikolgoj dhe ke mosfreski fizike, uroj të mos e rrezikojë Europën. I bëj thirrje Vllaznisë si trajner dhe si shkodran që Vllaznia të luajë si kampione në fushë. Duhet ta marrin me qetësi dhe jo nervozizëm situatën. Kam frujë se nëse vazhdon kështum, rrezikon dhe Europën”, u shpreh Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"