Merkatoja e janarit nis para kohe, futbollisti i Kukësit drejt kthimit në Kosovë?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 18:50

Merkatoja e janarit nis para kohe, futbollisti i Kukësit drejt kthimit në Kosovë?

Duket se lëvizjet në merkaton e janarit po përgatiten përpara kohe.

ilir avdyli kukesi

Nënkampionët e Shqipërisë Kukësi me shumë mundësi nuk do të marrë më shërbimet e portierit Ilir Avdyli. ‘’Gazeta Sheshi’’ raporton se 29-vjeçari mund t’i bashkohet në fillim të vitit pasardhës ekipit të Llapit në kampionatin e Kosovës. Shkak duket se është dëshira e lojtarit të verilindorëve për t’i qëndruar pranë familjes së tij.

Arsyeve personale i shtohen dhe ato të karrierës së Avdylit, i cili ka humbur vendin në formacionin titullar të Kukësit duke u parakaluar nga Dashamir Xhika, i cili ka marrë besimin maksimal të trajnerit Shpëtim Duro.

Nga ana tjetër, trajneri i Llapit Tahir Batatina ka bërë gjithmonë thirrje për sigurinë e portës së ekipit të tij. Avdyli ka një karrierë të pasur që ndahet mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke veshur fanelat e Tiranës, Kamzës, Kukësit, Shkëndijes së Tetovës, Llapit, Ferizajt etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"