Merkatoja e janarit, Berat Gjimshitit i del emri te skuadra tjetër e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 22:40

Merkatoja e janarit, Berat Gjimshitit i del emri te skuadra tjetër e Serisë A

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i Atalanta-s, Berat Gjimshiti është në shënjestrën e një ekipi tjetër italian, Monza.

gjimshiti

Sipas “Tutomercatoweb”, ata po mendojnë për përforcimet që do të bëhen në merkaton e janarit dhe opsioni ideal është Gjimshiti.

Rikujtojmë se mbrojtësi shqiptar ka luajtur vetëm 5 ndeshje në Serie A këtë sezon për shkak të një dëmtimi.

Nuk i dihet nëse do të ketë një marrëveshje mes të dyja ekipeve pasi Atalanta i rinovoi kontratën deri në vitin 2026 marsin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"