Merkatoja e Dinamos nuk është mbyllur, gati goditja në sulm. Këtë fundjavë do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 10:07

Merkatoja e Dinamos nuk është mbyllur, gati goditja në sulm. Këtë fundjavë do të…

Merkatoja e Dinamos pritet të mbyllet me një sulmues. Klubi blu i ka bërë shpejt lëvizjet e veta sa i takon skuadrës së sezonit të ri, ku ka pasur ndryshime rrënjësore.

DINAMO

Pak lojtarë kanë qëndruar nga grupi i sezonit të fundit dhe afrimet kanë prekur çdo repart. Me Dinamon janë bashkuar sulmuesi i Pogradecit, Artion Alillari, braziliani Uelber që vjen nga Burreli, fantazisti brazilian Maranhao dhe pritet zyrtarizmi i të riut Mikoli, por në këtë repart mund të ketë edhe një lëvizje të fundit.

Burime pranë skuadrës kryeqytetase bëjnë të ditur se në fundjavë mund të firmoset kontrata me një sulmues që e njeh mirë Kategorinë e Parë, por pa përmendur emër konkret. Trajneri Fabricio Kamarata është i kënaqur me kontingjentin që ka në dispozicion aktualisht.

Blutë do të zhvillojnë këtë fundjavë ndeshjen miqësore të radhës ku kundërshtar do të kenë Skënderbeun e Superiores dhe ndoshta i pranishëm do të jetë edhe afrimi i fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"