Merkatoja drejt mbylljes, Partizani në pritje të “Mister X”-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 10:06

Merkatoja drejt mbylljes, Partizani në pritje të “Mister X”-it

Merkatoja verore në futbollin shqiptar është drejt mbylljes, por Partizani akoma nuk e ka mbyllur këtë proces. Mësohet se të kuqtë po punojnë që të paktën të bëjnë një përforcim në fazën sulmuese, por askush nuk di ta thotë me saktësi se kush do të jetë “Mister X”-i i fundmerktos.

Partizani55

Jurgen Gjasula është më i përfoluri, pasi bisedimet mes palëve kanë nisur me kohë, por mungon akordi final. Nuk përjashtohet mundësia që të finalizohet me ndonjë emër surprizë, pasi kështu e konsiderojnë të kuqtë përforcimin përmbyllës të merkatos. Deri më tani, të kuqtë i kanë anashkaluar afrimet e bujshme, por nuk është përjashtuar ardhja e ndonjë elementi të tillë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"