Merkato, Xhika dhe Trashi janë lojtarë të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2014 | 13:50

Merkato, Xhika dhe Trashi janë lojtarë të Partizanit

Xhika dhe Trashi prezantohen te PartizaniDashamir Xhika dhe Lorenc Trashi janë zyrtarisht pjesë e të kuqve. Dy lojtarët kanë firmosur të shtunën kontratat me klubin e drejtuar nga presidenti Gaz Demi, duke konkretizuar bisedimet e nisura prej disa ditësh mes palëve. Portieri Xhika, i konfirmuar disa ditë më parë, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, duke u rikthyer në shtëpi. Edhe për mesfushorin Lorenc Trashi është arritur e njëjta marrëveshje. Ish-futbollisti i Lushnjës, që vetëm pak ditë më parë u vlerësua me një nga çmimet  “Talenti i sezonit 2013 – 2014″ do të jetë pjesë e 15 herë kampionëve të vendit për një periudhë 3-vjecare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"