Merkato/ Vllaznia tenton bullgarin që luajti në Korçë, Teuta e sfidon për Filin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 9:54

Merkato/ Vllaznia tenton bullgarin që luajti në Korçë, Teuta e sfidon për Filin

Vllaznia është në kërkim të lojtarëve që konsiderohen si përforcime të mundshme për sezonin e ri. Pas mbrojtësit të qendrës, Mevlan Adili, të tjerë lojtarë duket se janë afër nënshkrimit me Vllazninë. Ndër emrat e zbuluar është 30- vjeçari Eugen Sidorenko, me të cilin prej ditësh drejtori sportiv i kuqebluve, Engin Firat, po negocion për ta bindur që të veshë fanellën e Vllaznisë. 

Jonuz Vllaznia

Drejtuesit e klubit mësohet se e kanë pasur në plan që merkaton e verës moldavin, por në atë kohë drejtuesit nuk kanë qenë shumë të bindur për cilësitë e tij. Megjithatë, duke qenë se Firat u bë trajner i kombëtares moldave të futbollit dhe e ka ndjekur nga afër sulmuesin, duket se është bindur tashmë për t’i ofruar sërish një kontratë. Çështja e afrimit të këtij lojtari ende nuk ka marrë formën e kryer, por shanset janë të mëdha që të firmosë. Kjo, për vetë faktin se shuma që kërkon është brenda mundësive që ka klubi për të shpenzuar. Mësohet se ai kërkon 2 mijë euro në muaj. Sidorenko luan më tepër si sulmues i majtë dhe ka një eksperiencë të madhe në vendin e tij, por jo vetëm.  Në vitin 2019 ai e mbylli si pjesë e Zimbru Kishinjevit.

ventsislav-hristov-0c144888-b664-45ca-aeed-fce37e2c7a8-resize-750

Megjithatë, ky nuk do të jetë afrimi i fundit për sulmin, pasi kuqeblutë janë futur në bisedime edhe me sulmuesin bullgar, Ventsislav Hristov. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për kampionatin shqiptar, pasi në vitin 2015 luajti për një gjysmë sezoni me Skënderbeun, ku shënoi vetëm 1 gola. 31-vjeçari ka luajtur në Superligën bullgare se fundmi për skuadra si Levski Sofja, Neftohimik, Vereja dhe Tsarsko Selo.

“Panorama Sport” mëson se sot Hristov pritet t’i bashkohet ekipit në Ohër, nga ku do të kryejë edhe bisedimet e fundit me drejtuesit e klubit shkodran. Gjasat janë të mëdha që të arrihet një marrëveshje me sulmuesin bullgar.

fili

FILI – Vllaznia vijon që të jetë e bindur për të afruar sulmuesin fierak të Luftëtarit, Realdo Fili. Mësohet se mes klubit shkodran dhe klubit të Laçit ka një “luftë nervash” për ta bërë të tyrin këtë lojtar. Vllaznia e pret që ta ketë në gjirin e vet sulmuesin e krahut, ai mësohet se ka qenë në listën e lojtarëve që preferohet nga ana e tekniku Jonuz. Megjithatë, në klubin kuqeblu pavarësisht se e shikojnë afër, po aq e shikojnë edhe larg këtë lojtar. Kjo, pasi orët e fundit është futur në lojë fuqishëm edhe Teuta. Klubi durrsak duket se ka bërë ofertën më të mirë, por kjo mbetet për t’u parë.

LARGIMET – Pas largimit të katër lojtarëve të huaj, brazilianëve Emerson dhe Uenderson, e po ashtu edhe dyshes Ristevski e Kojakaru, gazeta mëson nga burime pranë klubit kuqeblu edhe dy emrat e tjerë që pritet të ikin me dëshirën e tyre. Kjo, me qëllimin që të gjejnë më shumë mundësi aktivizimi. Bëhet fjalë për dyshen e lojtarëve të rinj Belajd Pusi dhe Samet Ruqi. Që të dy nuk kanë mundur të gjejnë hapësirën e duhur në skuadër dhe, me sa duket, i ka detyruar dy lojtarët të kërkojnë mundësi të tjera për t’u aktivizuar

Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"