Merkato verdheblu, Elbasani do lojtarë nga Partizani dhe Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2018 | 17:00

Merkato verdheblu, Elbasani do lojtarë nga Partizani dhe Skënderbeu

Sytë” e Elbasanit për të bërë merkato janë hedhur kryesisht nga huazimet nga ekipet elitare të Superiores. Edhe pse deri më tani nuk është zyrtarizuar ndonjë përforcim në këtë formë, duket sikur gjërat kanë filluar të lëvizin, për më tepër që janë intensifikuar takimet e presidentit Laze me presidentë dhe drejtues të klubeve të tjera.

elbasani

Brenda një dite, në mëngjes dhe pasdite, Laze ka takuar dy “rivalët” e ndeshjes së parë të kampionatit, Olsi Ramën dhe Ardjan Takajn, pasi me sa duket, sheh si mundësi më të mirë të përforcimit të Elbasanit afrimin e lojtarëve nga Partizani dhe Skënderbeu.

RAMA

Pikërisht në një nga këto ditë, kur ekipi i Partizanit është grumbulluar në Elbasan për t’u përgatitur, Laze ka pasur një takim kokë më kokë me drejtorin e përgjithshëm të të kuqve, Olsi Rama. Mësohet se Laze dhe Rama kanë qëndruar për afro 30 minuta së bashku, ku kanë biseduar rreth mundësisë së huazimit të ndonjë futbollisti nga kampi i kuq për tek Elbasani.

laze

Për momentin dy drejtuesit kanë pasur një bisedë të përgjithshme rreth kësaj çështjeje, por në ditët në vijim mund të dalin në emra konkretë. Frytet e këtij takimi shpresohet që të shihen në të ardhmen me afrimin e ndonjë lojtari.

TAKAJ

“Panorama Sport” mëson se në të njëjtën ditë që Laze u takua me Ramën, në mëngjes ka pasur një takim edhe me presidentin e klubit të Skënderbeut, Ardjan Takaj, në qytetin e Elbasanit. Edhe ky takim kokë më kokë ka qenë në kuadër të lëvizjeve që mund të bëhen në merkato nga ana e verdhebluve dhe mësohet se midis palëve ekziston një dëshirë për të konkretizuar ndonjë lëvizje në merkato.

Takaj

Fakti që Laze gëzon marrëdhënie të mira me presidentët dhe drejtuesit e Superiores, pritet t’ia lehtësojë punën në thithjen e ndonjë elementi që mund t’i shërbente Elbasanit për ringjitjen në Superiore, pas katër viteve mungesë. Edhe më parë verdheblutë kanë marrë lojtarë huazim nga ekipet e tjera, sidomos nga skuadra e Skënderbeut.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"