Merkato te Dinamo e Kievit, Kamza pret një ukrainas për mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2018 | 9:43

Merkato te Dinamo e Kievit, Kamza pret një ukrainas për mbrojtjen

Kamza është gati për të afruar një tjetër të huaj cilësor për Superioren. Bëhet fjalë për marrjen borxh nga Dinamoja e Kievit e mbrojtësit Zurab Oçihava. Prej dy javësh, dy klubet po diskutojnë për transferimin e lojtarit në Kamzë dhe marrëveshja është pothuajse e mbyllur. Oçihava është 23 vjeç, e pjesë e ukrainasve që prej 2015-ës. Në sezonin 2016-17 ka debutuar në Premier Ligën ukrainase me fanellën e Dinamos.

zurab ocigava

Në sezonin e fundit, lojtari është huazuar tek Olimpik Doneck, duke u aktivizuar në 13 takime. Afrimi i këtij lojtari, që do të bëhet në formën e huazimit, pritet të përforcojë shumë kamzalinjtë në repartin difensiv. Te Kamza presin edhe ardhjen e një portieri rezervë, i cili mund të jetë italian si dhe Sebino Plakun, i cili këtë javë mbyll aventurën europiane.

MIQËSORJA ME DINAMON – Skuadra e Kamzës ka mbyllur me sukses fazën përgatitore, të cilën e ka nisur në javën e dytë të korrikut dhe me minifazën e Ohrit ka përfunduar gjithçka, për sa u përket përgatitjeve për sezonin e ri. Skuadra do të provojë sot fuqinë e saj, në testin e fundit miqësor ndaj Dinamos. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës, ora 17:00 në mënyrë që të ambientohet me fushën e njëjtë si të “Selman Stërmasit”, në të cilën Kamza do të luajë të shtunën e ardhshme ndeshjen e parë të Superiores kundër Tiranës.

A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"