Merkato Partizanit, Lilaj dhe Mici “ngrijnë”. Të kuqtë duan dhe 3 mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 17:32

Merkato Partizanit, Lilaj dhe Mici “ngrijnë”. Të kuqtë duan dhe 3 mbrojtës

Dy lojtarë që kanë qenë në radarët e Partizanit, janë Gledi Mici dhe Sabjen Lilaj. Të dy futbollistët, iu bashkuan skuadrës së Prishtinës në verë, për shkak të bllokimit të merkatos së Partizanit. Me hapjen e merkatos, tashmë në janar, u rikthyen zërat për këta dy futbollistë, por gazeta zbulon se deri më tani, nuk ka pasur asnjë kontakt nga Partizani për shërbimet e dy futbollistëve.
pjimage
Gledi Mici (m) dhe Sabien Lilaj (d)

Kjo për shkak se si Mici, ashtu dhe Lilaj, kanë kontratë me klubin e Prishtinës dhe transferimi i tyre, duket shumë i vështirë. Si pasojë, Partizani po studion alternativa të tjera, me Mëllugjën që duket shumë pranë si futbollist për të përforcuar mesfushën. Ndërsa për repartin e mbrojtjes, Partizani synon plot tri futbollistë: Një qendërmbrojtës dhe dy anësorë për krahët. Një emër tjetër që u përfol si mbrojtës i majtë, ishte ai i Ndrecës, por dhe për futbollistin e Bylisit nuk ka asgjë konkrete.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"