Merkato pa zhurmë te Lushnja, firmos ish-mbrojtësi i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2017 | 11:06

Merkato pa zhurmë te Lushnja, firmos ish-mbrojtësi i Partizanit

Fill pas largimit të Enea Bitrit, Lushnja ka gjetur zëvendësuesin e tij. Beratasi u stërvit për një muaj nën urdhrat e Artan Banos, madje u aktivizua në miqësoret me Laçin dhe Leçen, por dy ditë më parë vendosi që të ikte. Por, dje paradite në Pogradec ka mbërritur një tjetër mbrojtës, pikërisht Elvis Prençi.

Prenci

Dibrani ka arritur marrëveshjen me klubin lushnjar. 24-vjeçari ka hedhur firmën në kontratë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Pas Metos, Gavës dhe Shkulakut, edhe Prençi do të veshë fanellën e skuadrës së sapongjitur në elitë. Ndërkohë që drejtuesit janë duke menduar miqësoren e parë në qytetin liqenor.

Prenci dhe Rrahmani

MENAXHIMI – Katër javë para startit të sezonit, atmosfera në kampin lushnjar duket entuziaste. Verdhejeshilët do të luajnë pas tre edicionesh mungesë në Kategorinë Superiore.

Mimi Xhoxhi Lushnja

Nën varësi të plotë të bashkisë, që ka subvencionuar 400 milionë lekë të vjetër, klubi gjatë gjithë kampionatit do të zbatojë projektplanin financiar. Sakaq, për vitin e ardhshëm mund të ketë aksionerë të tjerë veç Bashkisë së Lushnjës. Hapat e para pritet të hidhen në fund të 2017-ës, për t’i dhënë mundësi Këshillit Bashkiak të miratojë ndryshimet.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"