Merkato me vogëlushë, mungojnë afrimet “big” në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2019 | 15:02

Merkato me vogëlushë, mungojnë afrimet “big” në Elbasan

Elbasani ka mbyllur javën e parë të përgatitjeve nën drejtimin e dyshes së teknikëve LleshanakuDushku. Me verdheblutë janë stërvitur vetëm një pjesë e vogël e futbollistëve të sezonit të kaluar dhe lojtarë që kanë ardhur nga moshat. Kanë munguar emrat me peshë, ndërkohë që nuk është parë asnjë prurje e re në stërvitje.

Tomori-Elbasani Berat

Në javën e parë kanë dalë në stërvitje vetëm 20- vjeçarët, por gjithsesi në klub shohin pozitiv faktin që të paktën skuadra ka zbritur në fushë. Afrimet e reja priten gjatë ditëve në vijim, ndonëse ende nuk janë lakuar emra lojtarësh.

AKSIONET

Edhe pse përgatitjet startuan në kampin verdheblu, duket se e gjithë vëmendja është e lidhur me aksionet. Edhe skuadra e edicionit të ardhshëm pritet të varet shumë prej tyre, ndonëse për momentin nuk është hedhur “dritë”. Burime pranë klubit elbasanas pohojnë se aktualisht drejtuesit po punojnë në dy fronte sa i përket kësaj çështjeje. Së pari, janë ende në pritje të gjyqit dhe nuk i kanë humbur shpresat se çdo do të mbyllet para startimit të sezonit. Zgjatjes pa mbarim duket se po i vjen fundi dhe po kjo do t’i hapë rrugën klubit për të nxjerrë sërish në shitje aksionet. Së dyti, edhe sa i përket shitjes së tyre, vazhdojnë bisedimet me biznesmenë të interesuar, të cilët fillimisht mund të hyjnë në lojë si donatorë, deri në momentin kur të mbyllet gjyqi. Elbasanasit janë në pritje të zhvillimeve të reja, por nëse nuk ka të tilla sa u përket aksioneve, atëherë skuadra e sezonit të ardhshëm do të luftojë thjesht për mbijetesë.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"