Merkato me emra të mëdhenj, Bajerni tenton sulmuesin e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2020 | 14:10

Merkato me emra të mëdhenj, Bajerni tenton sulmuesin e PSG-së

Benfika dhe Lidsi kanë marrë një lajm të papëlqyeshëm gjatë përpjekjeve të tyre për të firmosur me Edinson Kavanin këtë merkato. Për sulmuesin në skadencë kontrate me PSG-në, janë futur në garë edhe gjigantët e Bajernit të Mynihut, të cilët e shohin “El Matador” si kandidatin ideal për të qenë zëvendësuesi i Robert Levandovskit. Bavarezët kanë vite që diskutojnë afrimin e një sulmuesi me peshë për të zëvendësuar numrin e tyre 9.kavani

31- vjeçari duhet të ketë një lojtar kalibri për të zënë vendin e tij kur ai të ketë nevojë për pushim apo të jetë i dëmtuar. Për dy vite, këtë rol e mbajti Sandro Vagner, i cili në janar 2019 vendosi të largohej drejt Kinës. Ndërsa në skuadrën aktuale, sulmuesi që shpreson ta zëvendësojë një ditë polakun është produkti i akademisë Joshua Zirkze, i cili ka rënë në sy gjatë këtij sezoni në Bundesligë me 4 gola në 9 ndeshje. Uruguaianit i skadon kontrata me kampionët e Francës dhe pas 7 viteve në “Parc des Princes” ka vendosur që të largohet.

Sipas sajtit francez “Le10Sport”, gjermanët e kanë seriozisht për të siguruar një marrëveshje me 33-vjeçarin, madje burimet e tyre shkojnë më tej se Bajerni ka pasur bisedime edhe me gjysmëvëllanë e Kavanit, i cili bën edhe menaxherin e tij. Sigurisht që për të bindur ish-yllin e Napolit për të zgjedhur klubin e ardhshëm do duhet të plotësohen interesat e tij financiare, që janë më shumë se 220 mijë euro në javë. Benfika vazhdon të mbetet në një fazë më të avancuar bisedimesh. Deri tani, portugezët shpresonin se fakti që ata luajnë në Champions do ta bindte sulmuesin për të ulur pretendimet për rrogën.kavani2

Por futja e Bajernit në mes mund të spostojë ekuilibrat, duke i bërë gjermanët natyrisht preferencë të parë për sulmuesin. Kavani, pavarësisht moshës së tij garanton ende gola kudo që do të shkojë. Ai shënoi 200 gola në 301 ndeshje me kampionët e PSG-së, pasi kishte realizuar 104 gola në 138 ndeshje me Napolin.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"