Merkato “in extremis”, Çelsi tenton sulmuesin e Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 20:20

Merkato “in extremis”, Çelsi tenton sulmuesin e Napolit

Çelsi ka ndërruar plane në orët e fundit duke kërkuar të sjellë në Londër sulmuesin belg të Napolit Dris Mertens.

mertens

Duke parë afrimin e mundshëm të Krishtof Piatek te Herta e Berlinit, dëshiron e Edinson Kavanit për të luajtur për Atletiko Madridin dhe mungesat në repartin sulmues, Çelsi dëshiron të bindë 33-vjeçarin në Angli.

Marrëdhëniet midis futbollistit dhe presidentit të Napoliot Aurelio De Laurentis e kanë shtyrë lojtarit të kërkojë të largohet që tani nga Italia, por pavarësisht situatës së krijuar, Napoli nuk është e vendosur nëse lojtari i saj duhej të qëndrojë apo jo.

Çelsi synon të shfrytëzojë 48 orët e fundit të merkatos së janarit për të bindur Mertensin të luajë për ta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"